Identifikohu ose Regjistrohu

Shqipo ju ofron

Më poshtë po paraqesim listën e të mirave që ofron Shqipo.com për ju.

1. Sistem i thjeshtë dhe i fuqishëm për menaxhimin e faqeve të Internetit, i gjithi në shqip

Shqipo.com përdor sistemin popullor Wordpress që ju lejon të menaxhoni faqet tuaja me lehtësi. Wordpress është një nga programet më të mira “open-source” në treg sot, dhe përmban një mori me të mira, një pjesë e të cilave do t’jua shpjegojmë më poshtë. Shqipo.com kombinon fuqinë e Wordpress me një program krejtësisht në shqip, për t’a bërë punën tuaj sa më të lehtë.

2. Zgjedhje mes dhjetra dizajnesh dhe formatesh

Në Internet, nuk ka dy faqe që të jenë njësoj. Megjithatë të krijosh një faqe unike nuk është dhe aq e lehtë. Shqipo.com ju lejon të zgjidhni një dizajn bazë për faqen tuaj nga një listë dizajnesh standarte, dhe më tej, ju ndihmon dhe ta personalizoni këtë dizajn me imazhet tuaja. Si përdorues, ju mund të ndryshoni dizajnin e faqes tuaj në çdo moment që të dëshironi. Më tej, Shqipo do të shtojë vazhdimisht numrin e dizajneve në dispozicionin tuaj.

3. Ekspozim në blogosferën shqiptare

Shqipo ka lidhje të ngushta me një numër të madh blogesh shqiptare, duke përfshirë dhe Peshkun pa Ujë, prandaj, si rrjedhim, faqja juaj këtu do të ketë ekspozim maksimal në rrjetin shqipfolës. Kështu, me një gur, vrisni dy zogj: nga njëra anë ndërtoni një faqe tuajën në Internet, nga ana tjetër krijoni lidhje dhe shkëmbeni vizita me faqe të tjera shqiptare.

4. Foto, muzikë dhe video

Fjala nuk është i vetmi mjet shprehjeje në këtë botë. Dhe tek Shqipo nuk keni pse të kufizoheni vetëm me shkrime. Këtu mund të postoni fotografi, muzikë dhe videoklipe të plota. Të gjitha janë shumë të thjeshta.

5. Mbrojtje nga Spam-i

Falë aftësive të programit Wordpress, Shqipo.com ju ofron mbrojtje nga spamerat e Internetit. Blogu juaj në serverin tonë nuk do të rrezikohet nga reklama viagre, apo mesazhe të pakuptimta. Gjithashtu, ju mund të mbroheni dhe nga vizitorë dashakeqë që lënë komente ofenduese në faqen tuaj. Shqipo.com ka një tufë me opsione të avancuara që ju lejojnë të bllokoni dhe filtroni trafikun e padëshiruar.

5. Thjesht dhe bukur: emrijuaj.shqipo.com

Për çdo blog apo faqe të hapur tek Shqipo.com, pronari i faqes merr një emër të thjeshtë e të shkurtër: emrijuaj.shqipo.com. Emri mbahet mend lehtë, dhe mund t’i transferohet dikujt tjetër me lehtësi. E vetmja gjë që ju ngelet të bëni është të zgjidhni emrin tuaj me kujdes. (Së shpejti, Shqipo.com do t’ju ofrojë edhe opsionin për të përdorur domeinin tuaj, si p.sh. emrijuaj.com).

6. Importoni blogun tuaj ekzistues tek shqipo.com

Nëse ju keni një blog ekzistues diku tjetër, mund të importoni këtu materialet që keni postuar tek ai blog. Shqipo.com ka disa programe që ju lejojne importimin nga Blogger, Wordpress, Movable Type, LiveJournal e TypePad.

7. Fitoni para me blogun tuaj

Çdo blog në shqipo.com ka disa reklama në fund të faqes. Fitimet e këtyre reklamave ndahen 50/50 mes jush, bloguesve, dhe nesh, administratorëve të Shqipo.com. Po si? Fare thjeshtë. Reklamat përdorin sistemin AdSense nga Google, dhe nëse ju regjistroheni me këtë sistem (regjistrimi është falas), juve ju duhet vetëm të ndiqni disa hapa të thjeshta për të siguruar që gjysma e fitimeve nga reklamat në faqen tënde t’i mblidhni ju.

8. Një identifikim global për gjithë faqen

Llogaria juaj tek Shqipo.com vlen për një ose më shumë bloge tuajt. Pra, me të njëjtën llogari, mund të krijoni disa bloge. E njëjta llogari ju lejon që të komentoni shpejt e saktë në bloget e të tjerëve dhe të shikoni lehtësisht përgjigjet ndaj komenteve tuaja.

9. Statistika mbi vizitorët

Shqipo ju ndihmon dhe të masni suksesin e faqes tuaj duke ju dhënë statistika të detajuara mbi audiencën e blogut/faqes tuaj.

Shqipo.com ka dhe shumë të mira të tjera, të cilat mund t’i zbuloni gjatë përdorimit të shërbimit.

Çfarë pret? Fillo tani.