Identifikohu ose Regjistrohu

Archive for the ‘Njoftime’ Category

Dy dizajne të reja dhe asnjë reklamë

E Martë, Prill 22nd, 2008

Sot, tek ShqipO.com kemi shtuar disa dizajne të reja, saktësisht, 2. Të dyja dizajnet janë me ngjyra të errëta, dhe i shërbejnë mirë blogeve personale.

Gjithashtu, sot morëm vendimin që të pezullojmë përkohësisht paraqitjen e reklamave nga Google nëpër faqet e blogeve. Trafiku i faqes dhe numri i klikimeve në këto reklama nuk justifikojnë vonesat që ato iu sjellin vizitorëve, prandaj vendosëm që të mos i vendosim fare. Në të ardhmen, mund t’i sjellim përsëri reklamat, por për momentin mendojmë se është më mirë që bloguesit dhe lexuesit t’a kenë më të shpejtë eksperiencën e faqes.

Si gjithmonë, për probleme dhe ndihmë mund t’i drejtoheni Forumit të Ndihmës.

Tre javë Shqipo

E Enjte, Mars 13th, 2008

Janë mbushur pak më shumë se tre javë që nga hapja e Shqipos dhe deri tani gjërat kanë ecur mirë. Brenda kësaj kohe janë krijuar pak më shumë se 20 bloge aktive. Listën e plotë të blogeve të Shqipos mund t’a kontrolloni këtu

Përveç kësaj, sistemi i Shqipos ka patur disa përmirësime, ca të vogla e ca të mëdha që i bëjnë gjërat më interesante për përdoruesit. Tani, për shembull, përdoruesit e regjistruar janë automatikisht të identifikuar në çdo blog tjetër të Shqipos, gjë që thjeshton komentimin  përgjatë gjithë faqes. Gjithashtu, në çdo blog, përdoruesit e identifikuar kanë mundësinë të shohin menunë e tyre të kontrollit në majë të faqes. Gjithashtu, kemi shtuar këto ditët e fundit disa dizajne të reja, interesante, dhe do të vazhdojmë të shtojmë në ditët, javët e muajt që vijnë.

Në muajt e ardhshëm planifikojmë të shtojmë këto karakteristika të reja: 

  • Aftësinë për menaxhimin e dizajneve, sidomos përsa i përket skemës së ngjyrave
  • Mbajtjen e statistikave mbi trafikun në blogun e secilit përdorues
  • Opsione diskutimi dhe socializimi mes blogeve të ndryshme tek Shqipo

Si gjithmonë, mirëpresim ide dhe sugjerime prej jush. 

Shqipo hap dyert për publikun

E Mërkurë, Shkurt 20th, 2008

Sot, më 21 shkurt 2008, kam kënaqësinë të them se Shqipo është gati për t’u parë dritën e Internetit. Ky është vetëm fillimi, dhe kemi shumë punë për të bërë, por pas rreth 1 muaji pune intensive, po hapim Shqipo për publikun.

Shqipo është një shërbim blogimi në gjuhën shqipe në Internet. Por, shpresojmë të bëhet shumë shpejt më shumë se kaq. Shpresojmë që Shqipo të bëhet një komunitet bloguesish, një faqe që të mbledhë dhe inkurajojë krijimtarinë e shqip-folësve në vende të ndryshme të botës. Shpresojmë që ky shërbim të nxisë aktivitete krijuese të të gjitha llojeve dhe të ndihmojë njerëz si ti të zbulojnë botën e publikimeve virtuale.

Shqipo është një faqe që është dhe do të jetë ngushtë e lidhur me blogun kolektiv Peshku pa ujë. (E thënë troç, Shqipo dhe Peshku ndajnë të njëjtën bazë teknike.) Shpresojmë që anëtarët e Peshkut të përdorin shërbimet e Shqipos për të ndërtuar portofolet e tyre në Internet, dhe anasjellas, shpresojmë që në një të ardhme të afërt Shqipo të zgjerojë dhe pasurojë komunitetin eklektik të Peshkut. 

Ama, ndryshe nga Peshku pa ujë (të paktën deri tani), Shqipo është një biznes. Shqipo synon t’jua bëjë fare të lehtë procesin e krijimit të faqeve të Internetit dhe blogeve, por njëkohësisht, duke ju ndihmuar ju shpresojmë të ndihmojmë edhe veten. 

Si fillim, ky mesazh i shkurtër mjafton. Për të shikuar në më shumë detaj se çfarë ofron Shqipo, kliko këtu. Nëse përton të lexosh dhe dëshiron të provosh vetë shërbimet tona, regjistrohu tani dhe testoje faqen vetë

Faleminderit për vizitën dhe shpresojmë t’ju shohim këtu përsëri. (Për komente, pyetje, sugjerime, përdorni komentet ose shkruani një email tek info@shqipo.com).

Përshtypje, komente, sugjerime

E Premte, Shkurt 15th, 2008

Faleminderit për vizitën tek Shqipo. Nëse keni disa minuta kohë, ju lutemi të lini këtu sugjerime, përshtypje apo pyetje që mund të keni në lidhje me faqen.

Mirëpresim sidomos komente për gjuhën dhe termat e përdorur në faqe, si dhe sugjerime për modifikime dhe rregullime që mendoni se duhen bërë.

Edhe një herë, faleminderit!

Mirseerdhët tek Shqipo.com

E Martë, Shkurt 12th, 2008

Mirseerdhët!

Shqipo.com është një sit i veçantë Interneti, dhe shpresojmë që së shpejti t’i bashkoheni dhe ju komunitetit tonë të vogël. Tek Shqipo.com ju mund të krijoni bloge dhe faqe Interneti vetëm në pak klikime dhe pa patur fare njohuri teknike.

Ky është shkrimi i parë në faqen e Shqipos, dhe ky shkrim do të pasohet nga shumë të tjera që do t’ju tregojnë të rejat e faqes. Në muajt që do të vijmë kemi në plan të shtojmë opsione të reja në faqe, mbi të cilat do t’ju njoftojmë në këtë hapësirë.