Identifikohu ose Regjistrohu

Pa statistika

Ky është një njoftim i shkurtër për t’ju bërë të ditur të gjithë bloguesve të Shqipos se statistikat e sistemit i kemi çaktivizuar. Pas disa testeve të faqes, vumë re që statistikat po mbipërdornin burimet e serverit, gjë që e bën të vështirë menaxhimin normal të faqes.

Kështu që për momentin vendosëm t’i çaktivizojmë statistikat. Nëse gjatë përdorimit të faqes tani shikoni se punon më lirshëm dhe ka më pak probleme se më parë, “fajtori” ishin statistikat.

7 Komente

  1. losttext thotë:

    Ka ndonje menyre per t`i patur statistikat neper blogjet individuale, pa e renduar faqen e shqipos? I zoti apo e zonja e nje blogu eshte mire te dije se kush vjen te vizitoje…

  2. losttext thotë:

    p.s. shqipo.com seems to download with the same slowness.

  3. P M thotë:

    Do kerkoj dhe besoj se do gjej nje opsion statistikash, mbase me minimalist se ai i meparshmi.

    Shqipo.com eshte e ngadalte sepse ajo “query” qe nxjerr postimet e fundit, merr me radhe te gjitha blogjet, dhe duhet gjetur nje zgjidhje tjeter, mbase me elegante.

    Po ne fakt, keto 2-3 dite qe hoqa statistikat, faqja ne total ka pasur dyfish vizita. Qe s’eshte pak. Mund te kete dhe arsye te tjera per kete rritje, po ma do mendja qe mungesa e statistikave na ka mundesuar qe e gjithe faqja te jete me e shpejte dhe online gjithe kohen.

  4. losttext thotë:

    ok P M, flm per sqarimet dhe punen qe ben.
    Pershendetje!

  5. flori thotë:

    I nderum Admin
    A ka naj shprese per ca statistika elementare, se si blloqe personale shenimesh po m’duken kto blogjet rishtazi. Flmnderes.

  6. flori thotë:

    nevermind.

  7. flokenaja thotë:

    Edhe mua me pelqenin shume statistikat… tani me duket sikur flas me vete…

Shkruaj një koment




Dizajn nga Almedia | Peshku pa uje