Identifikohu ose Regjistrohu

Tre javë Shqipo

Janë mbushur pak më shumë se tre javë që nga hapja e Shqipos dhe deri tani gjërat kanë ecur mirë. Brenda kësaj kohe janë krijuar pak më shumë se 20 bloge aktive. Listën e plotë të blogeve të Shqipos mund t’a kontrolloni këtu

Përveç kësaj, sistemi i Shqipos ka patur disa përmirësime, ca të vogla e ca të mëdha që i bëjnë gjërat më interesante për përdoruesit. Tani, për shembull, përdoruesit e regjistruar janë automatikisht të identifikuar në çdo blog tjetër të Shqipos, gjë që thjeshton komentimin  përgjatë gjithë faqes. Gjithashtu, në çdo blog, përdoruesit e identifikuar kanë mundësinë të shohin menunë e tyre të kontrollit në majë të faqes. Gjithashtu, kemi shtuar këto ditët e fundit disa dizajne të reja, interesante, dhe do të vazhdojmë të shtojmë në ditët, javët e muajt që vijnë.

Në muajt e ardhshëm planifikojmë të shtojmë këto karakteristika të reja: 

  • Aftësinë për menaxhimin e dizajneve, sidomos përsa i përket skemës së ngjyrave
  • Mbajtjen e statistikave mbi trafikun në blogun e secilit përdorues
  • Opsione diskutimi dhe socializimi mes blogeve të ndryshme tek Shqipo

Si gjithmonë, mirëpresim ide dhe sugjerime prej jush. 

Shkruaj një koment