Identifikohu ose Regjistrohu

Shqipo hap dyert për publikun

Sot, më 21 shkurt 2008, kam kënaqësinë të them se Shqipo është gati për t’u parë dritën e Internetit. Ky është vetëm fillimi, dhe kemi shumë punë për të bërë, por pas rreth 1 muaji pune intensive, po hapim Shqipo për publikun.

Shqipo është një shërbim blogimi në gjuhën shqipe në Internet. Por, shpresojmë të bëhet shumë shpejt më shumë se kaq. Shpresojmë që Shqipo të bëhet një komunitet bloguesish, një faqe që të mbledhë dhe inkurajojë krijimtarinë e shqip-folësve në vende të ndryshme të botës. Shpresojmë që ky shërbim të nxisë aktivitete krijuese të të gjitha llojeve dhe të ndihmojë njerëz si ti të zbulojnë botën e publikimeve virtuale.

Shqipo është një faqe që është dhe do të jetë ngushtë e lidhur me blogun kolektiv Peshku pa ujë. (E thënë troç, Shqipo dhe Peshku ndajnë të njëjtën bazë teknike.) Shpresojmë që anëtarët e Peshkut të përdorin shërbimet e Shqipos për të ndërtuar portofolet e tyre në Internet, dhe anasjellas, shpresojmë që në një të ardhme të afërt Shqipo të zgjerojë dhe pasurojë komunitetin eklektik të Peshkut. 

Ama, ndryshe nga Peshku pa ujë (të paktën deri tani), Shqipo është një biznes. Shqipo synon t’jua bëjë fare të lehtë procesin e krijimit të faqeve të Internetit dhe blogeve, por njëkohësisht, duke ju ndihmuar ju shpresojmë të ndihmojmë edhe veten. 

Si fillim, ky mesazh i shkurtër mjafton. Për të shikuar në më shumë detaj se çfarë ofron Shqipo, kliko këtu. Nëse përton të lexosh dhe dëshiron të provosh vetë shërbimet tona, regjistrohu tani dhe testoje faqen vetë

Faleminderit për vizitën dhe shpresojmë t’ju shohim këtu përsëri. (Për komente, pyetje, sugjerime, përdorni komentet ose shkruani një email tek info@shqipo.com).

10 Komente

  1. ademgjurgjeviku thotë:

    Jam fillestar dhe sapo postova një poezi “Atdheut tim”. Nuk më doli ashtu si duhet të dukej poezia ndërsa tani nuk gjej dot opsionin për ta rregulluar. Lutem për ndihmë por njëkohësisht lus edhe admin. qe të bëjë këtë në emërin tim.
    Besoj qe së shpejti të eliminoj këto paqartësi.
    Me rrespekt nga xhaxhi Adem.

  2. EMANUIL LENGO thotë:

    PERSHENDETJE.SI MUND TE VENDOS KENGE,VIDIO.NE FAQEN TIME.PASI JANE NE FORMAT MP3,AVI,ETJ..
    FALEMINDERIT PER KOHEN QE DO TE HARXHONI PER MUA.

  3. toni thotë:

    Ju kisha lutur qe nese mund te me ndihmoni pasi komentet nuk mund ti vendosi ne web faqen time si te ja beje?

  4. cakolli thotë:

    a mund te nderprej komentet ne faqen time,pasi disa bejne komente vetem sa per te prishur imazhin e faqes,dhe nuk kam kohe te mirrem me ta?
    Rrespekte

  5. tangopasion thotë:

    Pershendetje.Une kisha vetem nje pyetje: A eshte e dukshme adresa e emailit dhe nese jo si mund te behet qe te jete e fshehte, sepse nuk gjej opsion te tille.Faleminderit!

  6. arjnit thotë:

    sei mun te hhap nu web-site ketu se nuk po di

  7. Rexhep Xhaja thotë:

    Nuk e kuptoj plotesimin e kutise qe jo robot apo jo.Te lutem ma shpjo me qarte

  8. Rexhep Xhaja thotë:

    Nuk e kuptoj plotesimin e kutise qe jo robot apo jo.Te lutem ma shpjego me qarte

  9. arta thotë:

    oo shum mir edh egati per pavarsii ju lumt me keto poezija hsumm et bukra veq kush ja ka inai ama

  10. arta thotë:

    o shum mmmmir me ketoo poezija shumm veq next veq qaj kush jav ka inatii amamma shum te mir mu po me pelqejnshum

Shkruaj një koment




Dizajn nga Almedia | Peshku pa uje