Përshtypje, komente, sugjerime
Faleminderit për vizitën tek Shqipo. Nëse keni disa minuta kohë, ju lutemi të lini këtu sugjerime, përshtypje apo pyetje që mund të keni në lidhje me faqen.
Mirëpresim sidomos komente për gjuhën dhe termat e përdorur në faqe, si dhe sugjerime për modifikime dhe rregullime që mendoni se duhen bërë.
Edhe një herë, faleminderit!

21 Shkurt 2008 më 1:03 am
A ka gjëkundi ndonjë faqe që jep listën e blogjeve (apo blogeve, por mua më pëlqen me ‘gj’ :)? Do të ishte mirë të kishte një burim RSS/Atom për tërë shkrimet nën *.shqipo.com.
21 Shkurt 2008 më 6:17 am
Nuk po më zënë më sytë lidhjen për tek (g)email-i i shqipo.com. A ka mundësi, për ne shtatanikët dhe kujtesë-shkurtrit, ta rivendosni diku, ku t’ju vijë juve për mbarë?
21 Shkurt 2008 më 10:10 am
Dori, po, ka nje burim RSS per te gjitha postimet tek Shqipo. Kjo eshte lidhja:
http://shqipo.com/rss-feed/
Elian, s’ke faj. Thashe se nuk po e perdorte me njeri. Do e vendos ne fund te faqes.
22 Shkurt 2008 më 11:42 pm
O Shqipo, u entuziazmova shumë kur pashë që ishte hapur më në fund një hapsirë e tillë në shqip, por kur vajta të shkruaja një post… entuziazmi u fashit, pothuajse për t’ja lënë vëndin indiferencës.
Në të gjitha hapsirat ku të lejojnë që të hapësh një blog, kur poston ke dhe opcione të tjera (,, link,code html etj etj).
Mu duk shumë e varfër për të justifikuar patriotizmin tim
23 Shkurt 2008 më 12:11 pm
edrus,
duhet te kete ndonje gabim diku, sepse te ofrohen nje tufe me opsione te avancuara. Si pronar i blogut ke mundesi te shtosh lidhje, imazhe, skedare te tjere, video nga YouTube etj etj.
Me jep me shume detaje qe ta testoj llogarine tende. Cfare shfletuesi perdor (browser)?
27 Shkurt 2008 më 12:43 pm
http://alternativa.shqipo.com/
fshijeni kete nga faqja e pare djathtaz se e paska mbyll i zoti/zonja.
27 Shkurt 2008 më 12:52 pm
ah edhe dicka tjeter: duke u vertitur neper ditaret (blog(j)et) e hapura tek shqipo, ma mori shpirtin fakti se ne shumicen e ketyre ditareve nuk ka asnje lidhje te shpejte qe te te nxjerre prape tek shqipo.com. A mund te shtohet kjo lidhje automatikisht per cdo ditar te ri apo “perdhunon” lirine e pronarit perkates?
27 Shkurt 2008 më 3:12 pm
HI,
Zakonisht lidhja e Shqipo.com ndodhet tek fundi i faqeve, si kredit. Ca faqe e kane dhe tek lidhjet e tyre. Mund te vendosim dicka edhe me evidente, por s’duam te shkelim mbi lirite e secilit blog/ditar.
Flm gjithsesi.
28 Shkurt 2008 më 10:43 am
Ca nga opcionet/plugins nuk punojne me ca “themes” po per mu s’eshte problem i madh.
28 Shkurt 2008 më 11:30 am
flm messenger. po i testojme avash avash gjerat, dhe duke i testuar po i rregullojme. po te gjesh dicka specifike qe nuk punon, raportoje ketu.
29 Shkurt 2008 më 7:47 am
Pytje: pse s’na i le temat ti manaxhojm vete ..dmth t’ndryshojme ngjyrat e linkve, backgrounds, etj? Se psh, une perdor Hemingway — po kam qef me e modifiku.
29 Shkurt 2008 më 10:34 am
messenger, jam duke e provuar nje plugin te vogel qe te lejon te menaxhosh dizajnet (temat). me icik durim e shume besim, do vije dhe ajo “feature”. me qe ra fjala, si perkthehet “feature” ne shqip se u cmenda?
29 Shkurt 2008 më 11:08 am
feature - vecori, tipar, karakteristike (ne kete rast do e perktheja si “opcion/mundesi”)
5 Mars 2008 më 1:51 pm
“nje nga mundesite ose zgjedhje” jane dy “opcione” per zevendesimin e “feature”
Nderkohe une po perpiqesha te gjeja nje ditar ne te cilin shkruajta nje koment disa dite me pare po aha! lotus a dicka e tille… dini gje ku humbi?
6 Mars 2008 më 8:36 am
ooo shum keq aaaa shum keqq uuffffffffffffff aa ju p my good youu aaaaa keqq
8 Mars 2008 më 2:19 am
Mire mire, ka gjera qe mungojne, po deri tani me duket ok. Theme modification kisha deshire per ne grenxat. Ketu thote qe te del faqja ne google, ka ndonje gjatesi kohore sa ta ngarkoj pas supeve google? Pyetja e fundit: Shtohet ndonjehere ai limiti i ngarkimit (50mb), psh njehere ne muaj? Apo as qe behet fjale?
9 Mars 2008 më 3:20 am
PM, nga përvoja tek blogu tjetër që kam patur në Wordpress, nëse shkruaja një faqe të re (brënda blogut), titulli dhe lidhja e saj dilnin tek ballina (atje ku pothuajse të gjitha dezainet që mund të zgjedhim kanë: “faqja e parë”e “Mbi këtë blog”.
Si i bëhet që faqet e shtuara të dalin atje në krye??
9 Mars 2008 më 8:46 am
ma39,
Dalja e faqes ne google varet nga shume, shume faktore. Nuk te jap dot gjatesi kohore (sepse do te genjeja) por mund ta testosh vete duke kerkuar per nje fjale kyce ne lidhje me nje blog ketu. Une e testova tani me dy fjale “edrus” dhe “qofte daja”, dhe te dyja dolen.
edrus,
ajo varet nga dizajni i zgjedhur. duhet ta shoh kete pak me me detaj, dhe te te them me siguri.
9 Mars 2008 më 8:47 am
ma39, limiti i ngarkimit mund te shtohet. por mos harro se ai perfshin vetem skedaret e ngarkuar ketu. dmth, vete teksti i postimeve nuk perfshihet, eshte pa limit.
10 Mars 2008 më 12:10 pm
A mund te behet e mundur qe ne nje kolone te blogut te jete e mundshme vendosja e “gjerave” qe ne duam te vendosim?-psh. nje ore,nje counter (per vizitat ne blog),imazhe ose ndonje “figure link”
Do te ishte shume mire nese do te mundesohej nje e tille.
gjithsesi urime.
KONAK BLOG
11 Mars 2008 më 11:10 am
Po albi, eshte e mundur. Do i shtojme avash avash dhe keto opsionet e statistikave. Po lidhje, figura, tekst, etj. mund t’i shtosh. Ne administrim, shko tek Grafika, e pastaj tek Kollona Anash. Aty mund te shtosh e te heqesh elemente.
13 Mars 2008 më 2:01 pm
PM, Besoj se Albi kërkonte mundësinë për të vënë një foto, një film ose një cod html të ofruar nga ndokush tjetër( ora, counter, etj etj) dmth të ngelet gjithmonë në faqen e parë tek kolonat
13 Mars 2008 më 11:30 pm
Ah, kuptoj. Do krijoj ne ditet e ardhshme nje bllok qe te lejon te shtosh kod html anash.
14 Mars 2008 më 11:33 am
Po lexosha ate “tre jave shqipo” edhe nje nga arsyjet pse nuk ka shume perhapje eshte se e vetmja menyre per te marr vesh qe shqipo ekziston eshte ose nepermjet 20 blogjeve te krijuara qe nuk jane shume aktive, ose nepermjet atij gif-it t’vogel kur hyn ne brendesi te artikujve te peshkut.
Duhet ta shtyni me shume.
18 Mars 2008 më 2:04 am
Hey edhe nje pyetje
Si mund te vendos nje “embed code” Televizioni,apo nuk eshte e mundur?
20 Mars 2008 më 2:03 am
Ju uroje suksese per kete faqe.
Do tju sugjeroja qe te hapni nje faqe vetem per votimet e te gjithe atyre qe futen ne kete faqe.
ku tu jepet mundesia qe te votojne per te gjitha temat e dites.
Me respekt
Psh.
Te jape doreheqjen Kryeministri:
PO
JO
Se Di
Ne cfare mase eshte e korruptuar Administrata Shteterore
Nga 10.9.8.7.6.5.4.3.2.1.0
E korruptuar 10
E korruptuar 9
E korruptuar 8
E korruptuar 7
……………
E korruptuar 0
Me respekt
Bledar Lipi
Vlore
21 Mars 2008 më 3:59 am
ij si mund te hap nje shqipo?
22 Mars 2008 më 10:35 am
Ismir, shko tek faqja e pare dhe kliko tek butoni “Fillo tani”. Faqja e pare eshte tek adresa http://www.shqipo.com
22 Mars 2008 më 2:45 pm
Pershendetje dhe urime per kete projekt te ri dhe te qelluar .
Desha te di se a eshte hostuar ne shared hosting apo ne VPS ose Dedicated Server . Sepse per te pasur sukses me nje faqe apo projekt te tille besoj qe eshte e veshtir qe te mirembahet ne shared hosting . Nqs jeni ne VPS ose Dedicated Server jam i gatshem t’ju dha disa keshilla dhe pse jo te mos ju ndihmoj ne avancimin / perparimin e ketij projekti mjafte mjafte te qelluar .
Pune te mbar webmaster .
Ju falemnderit , D.P .
22 Mars 2008 më 9:33 pm
Është mirë t’i ndryshoni emrin fotografisë në hyrje pasi bllokohet nga Adblock.
Edhe nëse fotografia është bazuar në http://commons.wikimedia.org/wiki/Image:Colouring_pencils.jpg duhet një attribution. Më mirë zgjidhni ndonjë që është public domain.
23 Mars 2008 më 10:38 am
DP,
Faqja eshte ne server dedicated. Sugjerimet per permiresimin e performances se serverit jane te mirepritura.
Dor, po e ndryshoj. Flm per testimin.
24 Mars 2008 më 7:03 pm
Veprova sic me thote udhezuesi dhe,ende,nuk me hapet faqja.
24 mars 2008
25 Mars 2008 më 3:17 am
Përparim Hysi : emri i blogut / ditarit tuaj duhet ti kete se paku 4 shkronja ose numra , nuk lejohen simbolet si : ” - , _ , / , ” …
Ndersa tek ajo pyetje a je njeri apo robot duhet te pergjigjesh me ‘njeri’ per arsye se ajo pyetje mbron komunitetin nga regjistrimet automatike , nga disa robot qe bejn spam , reklama xXx , etj etj…
Webmaster kjo fjala :The blog aldp.shqipo.com/ is yours
A eshte harruar te perkthehet apo e keni lene me qellim keshtu ?
P.s une jam DP qe kam shkru me lart , mendoj qe krijimi i nje forumi per ndihme / support do te ishte me mire se kjo faqe ketu sepse me kalimin e kohes do te mbushet perplot me komenete edhe do te behet rremuj.Ndersa ne forum do te ishte mire te krijoheshin keto forume :
–ShqipO projekti(kategori)
- Lajmerime nga stafi i ShqipO
- Vrejtje , Sugjerime , Kerkesa
–Ndihme teknike rreth ShqipO(kategori)
- Menaxhimi i Blogut/Ditarit ( menaxhimi i kategorive , komenteve , perdorueseve , etj )
- Grafika ( rreth pamjeve apo skinsave , shtimin e tyre , rreth logo-s / banerit , etj )
- Opsionet ( pyetje - pergjigje rreth opsioneve , mesime se si te veprohet etj , adsense … )
- Te tjera ( çdo gje tjeter qe nderlidhet me blogje por qe nuk ka te bej me shqipo )
Me respekt , DP .
25 Mars 2008 më 9:28 am
DP, ne plan e kemi ndertimin e forumit. Flm per sugjerimet dhe per ndihmen qe i ofrove Perparimit.
Perparim, nese akoma ke veshtire, me co nje email mua tek info@shqipo.com dhe t’a ndertoj une blogun e te jap aksesin e duhur.
Shendet te gjitheve, PM.
26 Mars 2008 më 9:37 am
p.s : Per forum do te gjesh ndonje bridge apo ure ? Sikurse per joomla qe jane SMF , phpBB ure lidhese qe mos me pas nevoj me kriju user te ri ne forum ? Por me perdor userin e blogut .
DP.
26 Mars 2008 më 10:41 am
O Shqipo, cdo dizajn me sfond te erret nuk ka kollone anesore,por i ka poshte.Psh dizajni Royal eshte i mire por nuk ka kollone anesore.
Besoj se dhet nje dizajn i ri qe te jete i erret dhe te kete kollone anesore ose te behet nje fare modifikimi te dizajnet aktuale.
26 Mars 2008 më 3:02 pm
Pershendetje,
Kam hap nje BLOG time ne ket faqe me titull “ANALIZA dhe KOMENTE”, por ne te desha ta vej ne nje numerator.(regjistrues te vizitoreve)
Ju lutemi si te veproj sepse bloku nuk emeton kodet qe une disponoj per nje numerator falas.
Pres sa me shpejte pergjigjen tuaj.
Me nderime.
27 Mars 2008 më 9:58 pm
Adnan,
E kam ne krye te listes nje opsion te thjeshte per te numeruar vizitoret e secilit blog. Brenda pak ditesh do e bejme gati dhe publikojme ne faqe.
Per te gjithe: komentet ne kete teme tani jane te mbyllura. Nese keni pyetje, sugjerime, probleme, drejtojini ato tek forumi i faqes.